Bllokohet Kumanova, bastisen shtëpitë e shqiptarëve

Maqedonia

Bllokohet Kumanova, bastisen shtëpitë e shqiptarëve

Më: 15 maj 2015 Në ora: 16:15

Disa rrugë në Kumanovë që nga mbrëmë vazhdojnë të jenë të bllokuara për komunikacion, kurse në qendër të qytetit është rrit numri i policëve, raporton agjencia maqedonase e lajmeve, MIA.

Në këtë pjesë të qytetit janë të përqendruara një numër i madh i institucioneve lokale. Të punësuarit në këto institucione thonë se puna po bëhet normalisht.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski ka thënë se janë ndërmarrë masa të sigurisë në Kumanovë.

Mediat më herët kanë raportuar se polici intensivisht po e kërkon një të ikur nga grupi i armatosur, i cili fillimisht ishte i armatosur, por më pas u iku policisë gjatë rekonstruktimit dhe gjetjes së armëve të marrë gjatë sulmit në Gushincë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat