Zaev: Rreth 4.600 protestues do të flenë para qeverisë

Maqedonia

Zaev: Rreth 4.600 protestues do të flenë para qeverisë

Më: 15 maj 2015 Në ora: 16:19

Lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev të premten paralajmëroi se disa mijëra qytetar janë të përgatitur që të qëndrojnë para qeverisë pas përfundimit të protestës së opozitës të caktuar për këtë të diele, përderisa Nikolla Gruevski nuk jep dorëheqje.

“Rreth 4.600 aktivist me vet iniciativë vendosën që ta informojnë opozitën se duan që të flenë para qeverisë dhe në vazhdimësi të ketë protesta.

Duke e ditur se nuk jemi organizatorët e vetëm të kësaj proteste, vendimi është se ngelim deri në fund, derisa Gruevski nuk jep dorëheqje.

Do t`i sigurojmë resurset e nevojshme në pajtueshmëri me mundësitë e tona dhe kjo gjë vazhdon të realizohet qetë”, tha ndërmjet tjerash Zaevi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat