Komisioni qeveritar ka bërë vlerësimin e dëmeve në Lagjen e Trimave

Maqedonia

Komisioni qeveritar ka bërë vlerësimin e dëmeve në Lagjen e Trimave

Më: 15 maj 2015 Në ora: 18:25

Komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve ka vlerësuar disa shtëpi si “të pabanueshme për mungesë kushtesh”, dhe disa të tjera si “të dëmtuara pjesërisht”.

Qeveria pritet së shpejti t’ua shpaguajë financiarisht dëmet familjeve të dëmtuara, për çka mësohet se ka siguruar të dhënat bankare të pronarëve të shtëpive.

Mësohet se janë gjithsej 68 objekte që kanë pësuar dëme nga luftimet e fundjavës së shkuar, prej të cilave 28 shtëpi janë vlerësuar si “të shkatërruara plotësisht”.

Qeveria, një ditë pas përfundimit të operacionit policor në Kumanovë, mori vendim që të bëjë kompensimin e plotë të dëmeve varësisht nga shkalla e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat