Zaevit i kthehet pasaporta, takim me Gruevskin në Bruksel

Maqedonia

Zaevit i kthehet pasaporta, takim me Gruevskin në Bruksel

Më: 15 maj 2015 Në ora: 19:45

Ministria e punëvë të brendshme të Maqedonisë ia ka kthyer pas pasaportën kryetarit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, të cilit iu kishte konfiskuar më parë pasaporta me arsyetimin që ai mos të largohet nga shteti pasi ishte i akuzuar në rastin “Puçi”.

Siç mëson “Zhurnal” kthimi i pasaportës është bërë me qëllim që Zaevi dhe Gruevski të martën të udhëtojnë në Bruksel me qëllim që të bisedojnë në

Parlamentin Europian dhe para disave prej deputetëve europian të përpiqen të arrijnë ndonjë marrëveshje për ta tejkaluar krizën aktuale në Maqedoni.

Në këtë takim nuk do të marrin pjesë asnjë prej liderëve shqiptarë. Një takim i përbashkët i Gruevskit, Zaevit, Ahmetit dhe Thaçit pritet të mbahet të hënën,pas atij të së enjtes që u mbajt ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat