Në qendrën e Kumanovës disa rruge ende janë të bllokuara

Maqedonia

Në qendrën e Kumanovës disa rruge ende janë të bllokuara

Më: 16 maj 2015 Në ora: 10:42

Në qendrën e Kumanovës, rrugët “Todor Velkov” dhe “ 11 Tetori” edhe sot janë të bllokuara nga policia, transmeton zhurnal.mk

Qytetarët vetëm në këmbë mund t`i kalojnë këto rrugë, ndërsa veturat nuk lejohen.

Në këtë pjesë të qytetit gjenden Stacioni policor i Kumanovës, Gjykata themelore e Kumanovës, ndërtesa komunale dhe disa ministri.

Nga MPB dje informuan se këto rrugë janë të bllokuara për shkak të sigurisë më të madhe.

Në qytet është qetë dhe nuk ka incidente, pas përleshjeve të armatosura nga Lagjen e trimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat