“Okupim i Shkupit” deri në dorëheqjen e Gruevskit

Maqedonia

“Okupim i Shkupit” deri në dorëheqjen e Gruevskit

Më: 17 maj 2015 Në ora: 12:46

Protestuesit antiqeveritarë në Maqedoni, që pritet të mblidhen në orën 14:00 këtë të diel, thonë se do të okupojnë qendrën e Shkupit derisa kryeministri konservator luftënxitës, Nikolla Gruevski, të jep dorëheqje pas publikimit të shumë përgjimeve që inkriminojnë atë në procese të dëmshme.
Kundërshtarët politikë të Gruevskit shpresojnë të mbledhin me mijëra persona para zyrës së kryeministrisë në nga ora 14:00, të cilët e akuzojnë atë për shtypje të demokracisë.

“Protesta do të vazhdojë”, ka thënë lideri opozitar i partisë Social-Demokrate, Zoran Zaev, të shtunën mbrëma në një intervistë dhënë televizionit që transmetohet në internet, Nova TV.

“Ne vendosëm të qëndrojmë”, shkruan Reuters.

Që nga muaji shkurt, Zaev ka publikuar një varg audio-incizimesh për të cilat thotë të jenë incizuar nga Qeveria Gruevski, që prekin shumë persona, nga kundërshtarët, gazetarët, gjykatësit dhe figurat tjera gjatë nëntë vjetëve të tij në pushtet.

Në përgjime ekspozohet kontrolli i rreptë qeveritar ndaj mediave, gjykatave dhe mënyrës së organizimit të zgjedhjeve, transmeton Koha.net. Gruevski thotë se përgjimet janë kryer nga spiunë të huaj dhe janë montuar. Zaev është akuzuar për “dhunë” kundër shtetit. Edhe Qeveria ka bërë thirrje për një tubim për të hënën në mbrëmje.

Kjo gjendje ka ngjallur frikën e paqëndrueshmërisë në ish-republikën jugosllave, e cila për pak sa nuk u fut në luftë civile gjatë kryengritjes së shqiptarëve më 2001.

Më 9 dhe 10 maj, një aksion policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, la 18 persona të vrarë: tetë policë dhe 10 shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat