Prokuroria publike: Në Kumanovë kanë vdekur dhjetë sulmues ndaj policisë

Maqedonia

Prokuroria publike: Në Kumanovë kanë vdekur dhjetë sulmues ndaj policisë

Më: 17 maj 2015 Në ora: 14:53

Në aksionin policor vikendin e kaluar në Kumanovë kanë ndërruar jetë dhjetë sulmues të policisë, informoi Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë kryerjes së ekspertizës në vend ngjarje, ashtu si theksoi Prokuroria publike, janë gjetur dhjetë trupa, ku pas kryerjes së obduksionit është vërtetuar se i takojnë grupit të sulmuesve ndaj policisë, raporton Zhurnal.

Ministria e punëve të brendshme fillimisht, jo zyrtarisht informoi se në aksionin policor në Kumanovë janë mbytur 14 sulmues ndaj policisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat