Zaev: Përafrim i qëndrimeve rreth formimit të Qeverisë kalimtare, por ende ska marrëveshje

Maqedonia

Zaev: Përafrim i qëndrimeve rreth formimit të Qeverisë kalimtare, por ende ska marrëveshje

Më: 12 qershor 2015 Në ora: 00:20

Pas arritjes në Maqedoni, lideri i LSDM-së Zoran Zaev në deklaratë për televizionin Alsat M pa hyrë në detaje theksoi se në Bruksel është arritur përafrim i qëndrimeve rreth formimit të Qeverisë kalimtare, por nuk ka marrëveshje përfundimtare.

Ai shpreson se do të ketë një tjetër datë bisedimesh, për të arritur zgjidhjen rreth Qeverisë kalimtare pa Gruevskin kryeministër, një kohë të konsiderueshme para zgjedhjeve të prillit. Zaev tha gjithashtu se së shpejti bashkë me organizatat jo-qeveritare të shoqatës “Qytetarët për Maqedoninë” do të vendosin për hapat e mëtejshëm të opozitës.

“Unë nuk do të hyja në detaje. Sigurisht se kur them ka përafrim të qëndrimeve, ajo do të thotë se LSDM-ja, opozita e bashkuar dhe qytetarët kërkonin që qeveria e cila do ti organizonte zgjedhjet duhet të jetë pa Gruevskin. Pasi ka përafrim, do të thotë se ka diçka në atë drejtim, por kjo nuk mjafton që të zgjasim dorën dhe të themi se po, kemi arritur marrëveshje të cilën tani duhet ta respektojmë të gjithë, nga fillimi deri në fund. Nëse merremi vesh për një datë tjetër për bisedime, atëherë do të rikthehemi të shohim nëse mund ta bëjmë hapin e fundit, të gjithë pjesëmarrësit. Kjo do të ishte zgjidhje e mirë, por nëse nuk bëhet, opozita do ti paralajmëroi të gjitha aktivitetet e saj, në funksion të proceseve demokratike. Këtyre ditëve do të hapim edhe debat me organizatat jo-qeveritare, të shohim sa do të rrimë me kampet dhe varësisht prej asaj, varësisht nga vendimet dhe rekomandimet e të gjithë pjesëmarrësve në koalicionin “Qytetarët për Maqedoninë”, do të vendosim për të gjitha aktivitetet e ardhshme”, deklaroi për Alsat, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat