Zaev: Vetëm qeveria kalimtare mund të organizojë zgjedhje demokratike në Maqedoni

Maqedonia

Zaev: Vetëm qeveria kalimtare mund të organizojë zgjedhje demokratike në Maqedoni

Më: 12 qershor 2015 Në ora: 19:32

Vetëm qeveria kalimtare mund të krijojë kushte minimale për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në Maqedoni, tha sot lideri i LSDM Zoran Zaev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe Ian MekNikol.

Në takim ishte konfirmuar mbështetja e partisë Laburiste për LSDM-në.

Delegacioni i LSDM-së, i kryesuar nga lideri Zoran Zaev kanë marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropiane (PSE), e cila është duke u mbajtur në Budapest, Hungari.

Zaev u takua me liderin e Partisë Demokratike të Serbisë, Bojan Pajtiç. Aktualisht është duke u mbajtur edhe një takim me një delegacion të Partisë Socialiste Franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat