10 mijë protestues në Shkup: Aliun dhe Menduhin e japim lirinë se japim (Video)

Maqedonia

10 mijë protestues në Shkup: Aliun dhe Menduhin e japim lirinë se japim (Video)

Më: 13 qershor 2015 Në ora: 07:32

(I plotësuar) - Protesta ka nisur nga parku i Çairit duket përfunduar në urën “Goce Dellçev” disa metra larg Qeverisë.

Protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa –Besë besën e kemi dhënë!, “UÇK” , etj në shoqërimin edhe të këngëve patriotike.

Marshi protestues u sigurua edhe nga dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “BESA” dhe shoqatave të tjera pjesëmarrëse në protestë.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi deklaroi se prania e një numri kaq të madh dëshmon se Këshilli Organizativ e bëri mirë punën duke treguar se shqiptarët dinë të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Këshilli organizativ e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëve. Mjaft më me vrasje burgosje, pse mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin. Deri sa do përmbushen kërkesat tona ne nuk do të ndalemi. Ky shtet duhet të formatohet dhe të jetë i barabartë”, deklaroi Rexhepi në skenën e ngritur pranë urës disa metra larg Qeverisë, njofton ina.

Në këtë protestë me moton “Protestojë Shqip” u kërkua dorëheqja e Qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni. Protesta u vlerësua tejet masive nga organizatorët dhe se në përkrahje të saj ishin dhjetëra shoqata dhe thirrje të personaliteteve publike shqiptare. Protestës nuk i`u bashkëngjitën dy partitë e tjera RDK dhe Lëvizja për Reforma në PDSH e Ziadin Selës, për shkak të mosmarrëveshjeve midis tyre.

Hysni Shaqiri: Ju jeni krenaria e Kumanovës

Ish nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri para mijërave protestuesve tha se ju jeni krenaria e Kumanovës.
“Ju jeni sot për kthimin e dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoni. Ju jeni që ja ktheni krenarinë Kumanovës. Kumanova është më e fortë kur e ka Shkupin e fortë”, tha Hysni Shaqiri.
“Kjo qeveri me Gruevskin dhe Ahmetin le ta din se shqiptarët nuk ka forcë që i kthen mbrapa. Unë kam besim në popullin tim edhe në 2001 i dhash vetës dhe ja kisha borxh gjeneratava të reja që të jem pranë tyre edhe sot jam këtu pranë tyre”, tha mes tjerash ai.

Nexhat Bexheti i PPD-së: Kjo është dita kombëtare

Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Nexhat Beshati para të pranishmëve në protestën e Shkupit tha se sot është dita kombëtare.
“Sot në vend ekonomisë dhe mirëqenjes sociale sot jemi rikthyer në kohën e Migjenit.Alia bashkë me Nikollën e shkatëruan shtetin, i zaptuan tokat, burgosën shqiptarë të pafajshëm, krijoji Brodeca e Monstra dhe inskenoi Kumanovën“, tha ai.

Skender Rexhepi: Prania e madhe dëshmon se na duhen të drejta

Njëri nga Nismëtarët e Lëvizjes politike Besa, Skender Rexhepi tha se prania e madhe dëshmon se neve shqiptarëve na duhen të drejta.
“Këshilli organizativ e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëve. Mjaft më me vrasje burgosje, pse mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin
Deri sa do përmbushen kërkesat tona ne nuk do të ndalemi. KY SHTET DUHET TË FORMATOHET TË JETË I BARABARTë”, tha Rexhepi.

10 mijë protestues para Qeverisë

Mbi 10 mijë protestues që i janë bashkangjitur pritestës Kuq e Zi kanë mbërri afër qeverisë dhe janë ndalur te ura "Goce Dellcev" ku atyre pritet t’u drejtohen organizatorët e protestës të cilët do të shpalosin edhe kërkesat politike. Për momentin aty po intonohet edhe himni kombëtar.

* * * *

Afër 10 mijë protestues tashmë janë afër qendrës tregtare Çairqanka.

Aktualisht nuk është raportuar ndonjë incident, ndërsa në të dy anët e rrugës ku lëvizë kordoni janë angazhuar kujdestarë që orientojnë marshin.

Në Shkup ka filluar protesta “Protestoj shqip”

Siç edhe ishte paralajmëruar nga Hysni Shaqiri se do të merr pjesë në protestën mbarëshqiptare në Shkup, ai sot bashkë me Miliam Fejziun i janë bashkëngjitur qindrave protestues shqiptar në Çair.

Ndërkohë ka arritur kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti, sëbashkë më stafin e tij të cilët kanë përkrahur prorestën mbarëshqiptare me moton “Protestoj Shqip”.
Deri më tani janë mbledhur qindra protestues ku pritet të fillojë protesta drejt Qeverisë.

Qindra protestues në Çair kanë filluar duke brohoritur me parullat: “Ali Ahmeti e japim lirinë se japim”, “Menduh Thaçin e japim lirinë se japim”.

Në Shkup ka filluar marshi protestues gjithëshqiptar në organizim të Lëvizjes “BESA”, me moton “Protestoj Shqip”

Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e Qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni.

Protestuesit në lagjen Çair kanë filluar duke brohoritur me parullat: “Ali Ahmeti e japim lirinë se japim”, “Menduh Thaçin e japim lirinë se japim”.

Sipas këshillit organizativ protesta nis nga Parku i Çairit dhe do të përfundojë para urës “Goce Dellçev” që është afër Qeverisë së Maqedonisë.

“Protestoj shqip”, sot në Maqedoni

“Protestoj shqip”, është moto e marshit protestues gjithëshqiptar që do të mbahet sot në Shkup. Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski & Ahmeti; zbardhja e të gjitha të vërtetave shqiptare në Maqedoni dhe kërkesa për një marrëveshje të re për Maqedoninë.

Organizatorët thonë se ky është marsh shqiptar, pa emblema partiake dhe për këtë arsye edhe një herë i kanë ftuar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që të dalin bashkë me familjet e tyre për t’i shprehur fuqimisht kërkesat e kësaj proteste.

“Duam të shpjegojmë se kjo protestë është shqiptare, sepse kriza në për të cilën kalon ky shtet nuk e ka dëgjuar vetëm zërin shqiptar, nuk e ka dëgjuar vetëm mendimin e shqiptarëve. Sipas nesh, shqiptarët janë të hapur të diskutojnë edhe për shtet qytetar, edhe për deetnizimin të shtetit, por para së gjithash duhet të merremi vesh t’i përmbyllim çështjet ndëretnike. Derisa ne diskriminohemi si shqiptarë, nuk mund të veprojmë si qytetarë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativë.

Marshi do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17.00 dhe do të lëvizë nëpër rrugën Cvetan Dimov, deri te semaforët e qendrës t regtare “Mavrovasja”, ku do të kthejë djathtas dhe do të drejtohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Meqë para Qeverisë tashmë janë ngujuar një grup protestuesish, ne do të ndalojmë te ura “Goce Dellçev”. Aty do të jetë e vendosur një skenë, në të cilën do të lexohet mesazhi i marshit protestues dhe do të mbahen disa fjalime rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat