Temperaturat sot deri në 40 gradë, kujdes nga ora 11.00-17.00

Maqedonia

Temperaturat sot deri në 40 gradë, kujdes nga ora 11.00-17.00

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 10:20

Në periudhën më të rrezikshme prej orës 11 deri në ora 17 të shmanget aktiviteti fizik, të mos dilet në qiell të hapur në ekspozim direkt në diell, të përdoret ushqim i lehtë, të pihen më shumë lëngje, të vishen rroba të lehta, mbrojtje e kokës,m personat e moshzar rregullisht ta marrin terapinë e tyre. Nëse qytetarët duhet të dalin në diell, të praktikohet pushim nën hije ose në ndonjë hapësirë të klimatizuar, si dhe me vete të mbahet ujë.

Këto janë rekomandimet nga Ministria er Shëndetësisë pas paralajmërimit se gjatë ditës së nesërme në gjithë shtetin të gjitha rajonet do të hyjnë në fazë të verdhë me temperatura prej 34 deri në 40 gradë, ndërsa pritet që këto temperatura të larta të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Në bashkëpunim me të gjitha shtëpitë e shëndetit në vend dhe me Kryqin e Kuq, Ministria e Shëndetësisë organizon pika për kontrolle parandaluese falas dhe këshilla për parandalim nga koha e ngrohtë.

Kontrollet falas do të kryhen në pika në 33 qytete çdo ditë prej orës 18:30 deri në 21:30, ndërsa do të matet tensioni i gjakut dhe do të jepen këshilla për parandalim nga koha e ngrohtë, por edhe për mënyrë të shëndetshme të jetesës.

Kryqi i Kuq, prej nesër nëpër rrugët e Shkupit do të ndajnë ujë të ambalazhuar për qytetarët dhe do t'u ndihmojnë personave të pamundur dhe të pastrehëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat