Nuland do të theksoj se marrëveshja e 2 qershorit është bazë për zgjidhjen e krizës

Maqedonia

Nuland do të theksoj se marrëveshja e 2 qershorit është bazë për zgjidhjen e krizës

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 10:39

Ndihmësja e sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Viktoria Nuland të dielën do të udhëtoj për në Shkup, konfirmuan për “Meta” nga ambasada e SHBA-së në Shkup.

Nuland të hënën do të ketë takime të ndara me liderët e partive politike ndërsa pasdite do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Nikolla Gruevski.

“SHBA-të dhe BE-ja punonin së bashku me liderët politikan në Maqedoni që të arrihet marrëveshja e 2 qershorit, sipas të cilës partitë do t’i vendosin interesat e vendit në plan të parë dhe do t’i përkushtohen procesit euro- atlantik dhe parimeve demokratike” thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Gjatë vizitës, Nuland, siç theksojnë nga ambasada e SHBA-së në Shkup, do të theksoj se përgjigja ngel bazë për epilog politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat