Ahmeti përkujton 20 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Maqedonia

Ahmeti përkujton 20 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 17:29

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka përkujtuar sot 20 vjetorin e gjenocidit serb mbi muslimanët në Srebrenicë të Bosnjës që paraqet krimin më të madh në Evropën e pas luftës së dytë botërore.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ahmeti shkruan:

"Zhurma shurdhuese e zërave të heshtur të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë kumbon fuqishëm në ndërgjegjën e gjithësecilit nga ne, duke na përkujtuar që të kaluarën nuk guxojmë ta harrojmë, por duhet gjithëmonë ta kujtojmë për të mos lejuar përsëritjen e saj kurrë më.

Gati se çdo pëllëmbë e tokave tona rënkon nga krimet e tmerrshme të shkaktuara ndër vite.

Këto tragjëdi, që kombi ynë për fat të keq i ka përjetuar shumë shpesh, na detyrojnë të angazhohemi për paqë dhe për siguri sepse në hasmëri të përjetshme nuk jetohet." përfundon Ali Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat