Nuland nga Dubrovniku i dërgoi mesazhe Gruevskit dhe Zaevit

Maqedonia

Nuland nga Dubrovniku i dërgoi mesazhe Gruevskit dhe Zaevit

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 09:57

Ndihmës sekretarja amerikane Viktoria Nuland para mbërritjes në Shkup ka dhënë porosi të qartë që liderët politik në Maqedoni që të shfrytëzojnë mundësinë për të zbatuar marrëveshjen e 2 qershorit të arritur me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn.

Zyrtarja amerikane duke folur në Forumin e Dubrovnikut kërkoi që liderët politik në Maqedoni të zgjidhin krizën politike dhe pas zgjidhjes së saj të përkushtohen në zgjidhjen e kontestit të emrit, për të hapur rrugën e perspektivës evroatlantike.

“Porosia jonë drejt Maqedonisë është shumë e fuqishme. Para jush është një mundësi e madhe për unitet dhe prosperitet. Para jush është anëtarësimi në NATO dhe BE.

Por, partitë e mëdha politike patjetër duhet të ndërpresin përplasjet e tyre dhe të drejtohen drejt rrugës së reformave demokratike që i përgaditi eurokomisioneri Hahn me mbështetjen e SHBA-ve, dhe më pas të fokusohen në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Mos lëshoni këtë mundësi”, deklaroi Nuland.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat