Policët maqedonas kanë rrahur emigrantë në kufi

Maqedonia

Policët maqedonas kanë rrahur emigrantë në kufi

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 09:58

Mediat britanike raportojnë se policët maqedonas rrahin emigrantët në kufirin me Greqinë .

Sipas gazetës britanike “Independent”, emigrantë të rinj sirian kanë dëshmuar se janë rrahur nga policë maqedonas në kufirin me Greqinë.

Katër të rinj, të moshave rreth 20 vjeç theksuan se ishin rrahur nga policët maqedonas në kufi dhe se nuk ishin lejuar që të hynin në territorin e Maqedonisë.

Ata kanë theksuar se kanë kërkuar nga autoritetet maqedonase që ti lejojnë të kalojnë në Maqedoni dhe më pas ata menjëherë do të udhëtonin drejt vendeve tjera, duke mos qëndruar për asnjë çast në këtë vend, shkruan gazeta britanike.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës “Independent” se pas bisedimeve dhe insistimeve për të kaluar kufirin dhe për të shfrytëzuar Maqedoninë vetëm si vend transit, policia ka urdhëruar tërheqjen e këtyre emigrantëve dhe largimin drejt territorit grek.

Ndërsa çdo tentim për rezistencë apo moslargim është ndjekur me shqelma dhe goditje nga policia maqedonase.(INA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat