Boshatiset Qendra për emigrantë në Gazi Babë

Maqedonia

Boshatiset Qendra për emigrantë në Gazi Babë

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 23:26

“Për dallim nga herët e tjera, kur nga Qendra për Pranim kemi sjell pamje të emigrantëve të cilët kanë kërkuar liri për vete nga ky objekt pa kushte minimale, sot ju sjellim pamje të reja. Asnjë emigrant nga mbrëmë nuk ndodhet më në këtë qendër. Autoritetet kanë pranuar kërkesën e Komunës së Çarit, Avokatit të Popullit por edhe të OJQ, që kjo qendër sa më shpejtë të rinovohet për të sjellë kushte më të mira për të huajt të cilët do të pranohen në të ardhmen në këtë qendër”.

Nga OJQ “Legis” thonë se kjo Qendër edhe po u rinovua, nuk do të plotësojë kushtet e një qendre pranimi. Sipas tyre, duhet një qendër e re me kapacitet më të madh.

“Ajo që pres është që qendra në Gazi Babë të zhvendoset. Përveç që do të rinovohet, të mos funksionojë më emigrantë për shkak se nuk posedon kapacitet të mjaftueshëm. Nuk është vetëm rinovimi dhe rregullimi apo vendosja e krevateve të rinj, kuzhinave apo aparateve të nevojshme, problemi është se ai vend është shumë i vogël. Posedon kapacitet për 100 persona, ndërsa ne kemi raste kur policia ka arrestuar nga 400-500 persona të cilët i janë dashur Prokurorisë. Ata njerëz nuk kishin ku të qëndronin”, tha Jasmin Rexhepi, OJQ “Legis”.

“Legis” gjithashtu apelon që Prokuroria Publike t’i përshpejtojë hetimet dhe procedurat e saj, dhe të mos i mbajë asnjëherë kaq gjatë emigrantët në rolin e dëshmitarëve.

“Prokuroria duhet pasur parasysh këto raste ku emigrantët janë të mbajtur si dëshmitar, mos t’i mbajë gjatë kohë sikurse deri tani me muaj të tëre. Edhe pse ligji lejon që ata të mbahen deri në 1 vit, një gjë e tillë është çnjerëzore, sepse kemi dëshmitarë të shumtë të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e mbajtjes nga 5-6 muaj në Gazi Babë”, u shpreh Jasmin Rexhepi, OJQ “Legis”.

Nga ana tjetër, në Qendrën për Azil në Vizbeg kanë mbetur vetëm rreth 20 emigrantë të cilët presin të drejtën e tyre për shfrytëzimin e azilit në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat