Gjermania do të kthejë mbi 6.500 azilkërkues nga Maqedonia

Maqedonia

Gjermania do të kthejë mbi 6.500 azilkërkues nga Maqedonia

Më: 11 gusht 2015 Në ora: 16:30

Gjermania është duke u bë gati të kthejë mbi 6.500 azilkërkues nga Maqedonia, si pjesë e grupit prej gjithsej 94.000 azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk kanë fituar të drejtën e qëndrimit. Sipas të dhënave zyrtaret Zyrës federale gjermane për migrantë dhe refugjatë, vetëm 0.3 për kanë fituar të drejtën e azilit dhe vetëm ata mund të mbeten në Gjermani.

“Gjermania do të kthejë rreth 94 mijë azilkërkues nga Ballkani dhe do të ju ndalojë hyrje të sërishme në vend”, ka deklaruar për gazetën “Welt”, kryetari i kësaj zyre, Manfred Shmit.

Shkakun për këtë vendim Shmit e ka sqaruar me faktin se vendet ballkanike janë shpallur si vende të sigurta kur bëhet fjalë për përndjekje politike, kurse për kërkimin e azilit, qytetarët e këtyre vendeve kryesisht udhëhiqen nga shkaqet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat