Probleme me arsimin edhe në Komunën e Zhelinës

Maqedonia

Probleme me arsimin edhe në Komunën e Zhelinës

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 22:40

Rreth 40 nxënës të shkollave të mesme nga fshati Rogle i Komunës së Zhelinës, prej sot bojkotojnë mësimin për shkak të mos-sigurimit të transportit nga ana e komunës. Prindërit thonë se janë në gjendje të mbulojnë harxhimet, por veç kësaj ai kujton edhe faktin se arsimi i mesëm është i obliguara dhe shpenzimet për rrugë duhet ti mbulojnë institucionet.

“Problemet që kanë ata ne nuk i dimë por pasojat i heqin nxënësit. Ai vozitësi që i bart me fugon ai iu kërkon të holla nga njëqind denar për çdo nxënës për rrugë. Ne s`mundemi ta përballojmë se kush ka rrogë dikush nuk ka dikush është me ndihma sociale ka nga dy apo tre fëmijë që shkojnë në shkollë të mesme dhe janë të papërballueshme. Si fshat për momentin i kemi ndal nxënësit që të mos shkojnë në shkollë, e dimë që është në dëm tonin dhe të nxënësve mirëpo zgjidhje tjetër s`kemi përveç ti ndalojmë nxënësit”.
“Ne si prind lusim organet komunale dhe ministrinë e arsimit që kjo çështje sa më shpejtë të zgjidhet se do na mbesin fëmijët pa shkollë do mbesin pas me shkollën”.

Kreu i bashkësisë lokale thotë se ka tentuar që rastin ta paraqes në sektorin e arsimit në komunën e Tetovës, por drejtuesit e tij nuk e kanë parë të udhës as ti presin për të diskutuar zgjidhjen e problemit.
“Ditën e parë kur filloi mësimi, ai që i merr nxënësit tha që pa lek nuk i dërgon pra duhet pare e ne e dimë krejt se qeveria i paguan ato. Ishim te Ahmed Qazimi ai as brenda nuk na pranoi. Aty në korridor tha ne nuk kemi çka bëjmë fajin e ka firma që transporton, paskan problem me pagesat, i kanë rreth 6 milion euro borxh tha dhe kjo është arsyeja që s’kemi lidh kontratë me firmën. Unë si kryetar dhe fshati jemi për ti bojkotua shkollat”, deklaroi Sabri Ajruli. kryetar i B.L. Rogle.

“Ekipi i televizionit Alsat, tentoi sot që të vë kontakt edhe me komunën e Tetovës, gjegjësisht sektorin për Arsim në komunën e Tetovës, dhe drejtuesin e saj Ahmed Qazimi, por si zakonisht, telefoni bie ndërsa përgjigje nuk ka”.

Ndryshe, sipas banorëve, nëse edhe më tej vazhdojnë që nxënësit të mos kenë mjet udhëtimi, ata do të dalin edhe në protesta. Probleme të ngjashme sipas informatave tona ka në disa komuna tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat