Prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore në Strugë kërcënohen me bojkotimin e mësimit

Maqedonia

Prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore në Strugë kërcënohen me bojkotimin e mësimit

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 10:47

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, të shkaktuar nga bllokimi i llogarive, një pjesë e nxënësve dhe prindërve nga shkollat fillore të Strugës kërcënohen me bojkotimin e mësimit.

Prindërit tonë se nëse gjatë javës ardhshme nuk gjendet zgjidhje për problemin, nuk do ti lëshojnë fëmijët e tyre në shkollë. Kërkojnë që shteti të tregojë interes edhe për Strugën.

“Un mendoj se do të ketë reagim të prindërve. Mund të ketë edhe bojkot të mësimit, mund të ketë edhe protesta para Komunës së Strugës për shkak të kësaj gjendje. Është turp që në këtë shekull, Ministria e Arsimit të mos reagojë”, thotë Zyfer Arsllani, kryetar I Këshillit të prindërve të shkollës “Vëllezërit Milladinoci”.

Drejtori I shkollës, Shkëlqim Aliu, thotë se edhe pse ka paralajmërime, deri më tani nuk ka pasur zgjidhje të problemit sepse llogaria e shkollës është ende e bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat