Nxënësit e Tetovës sot munguan në shkollë, nuk ka para për transportin e tyre

Maqedonia

Nxënësit e Tetovës sot munguan në shkollë, nuk ka para për transportin e tyre

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 13:11

Prindër nga Tetova sot u ankuan se fëmijët e tyre nuk kanë transport deri te shkollat, pasi që kjo gjë nuk iu është paguar transportuesve për dy vitet e kaluara, deklaroi lideri i PCER, Samka Ibraimovski, transmeton zhurnal.mk

“ Në mëngjes erdhën më shumë prindër nga rajoni i Tetovës me ankesa. Menjëherë biseduam me transportuesit dhe na thanë se nuk iu është paguar transporti i dy viteve të fundit, si dhe nuk është publikuar ende tenderi për transporti, ndërsa viti i ri shkollor ka nisur.

Sot shkollat e mesme të Tetovës janë gjysmë të zbrazura, pasi që nuk ka ardhur numri më i madh i nxënësve nga fshatrat për rreth për shkak të mungesës së transportit.

Pyetëm se çka do të ndodh ma andej, na thanë se orët e munguara do t`i arsyetohen, por edhe për nesër nuk do të ketë transport. Ky quhet arsimi falas. Viti i ri shkollor nisi ndërsa tenderi për transport ende nuk është shpallur”, reagoi Ibraimovski

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat