Gjevgjeli: Për dy ditë kalojnë 12.000 refugjatë

Maqedonia

Gjevgjeli: Për dy ditë kalojnë 12.000 refugjatë

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 10:26

Për dy ditët e kaluara 12.000 refugjatë kanë udhëtuar nga Gjevgjelia për në Tabanovcë, ndërsa edhe sot priten 6000 refugjatë të tjerë. Vetëm nga stacioni hekurudhor dje janë nisur 5 trena, prej të cilëve kanë udhëtuar 3300 refugjatë, ndërsa sot në mëngjes ka nisur një tren me 600 refugjatë.

Refugjatët tjerë udhëtojnë me autobusë ose taksi që ndodhen në afërsi të kufirit.

Para pak kohësh mesatarja e refugjatëve që kalonin kufirin ishte 2000 në ditë, ndërsa ditëve të fundit është rritur skajshëm numri i refugjatëve./Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat