Nikolla Poposki: Me ushtar ose me rrethoja prej hekuri do të mbrohemi prej refugjatëve

Maqedonia

Nikolla Poposki: Me ushtar ose me rrethoja prej hekuri do të mbrohemi prej refugjatëve

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 12:43

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki paralajmëroi se në kufirin jugor me Greqinë mund të vendosen rrethoja për mbrojtjen e Maqedonisë nga refugjatët, transmeton zhurnal.mk

Në pyetjen a mendoni për atë që t`i mbroni kufijtë me rrethoja, ngjashëm me atë që e bëri qeveria hungareze?, Poposki u përgjigj:

“ Edhe tek ne do të duhet mbrojtje fizike për ta ulur kapërcimin ilegal të kufirit. Është e vështirë që të arrihet për një kohë të shkurtër, dhe nuk është zgjidhje në aspektin afatgjatë.

Por, nëse seriozisht e marrim atë që Evropa e kërkon nga ne, atëherë do të ketë nevojë nga ajo gjë. Ose ushtar, ose rrethoja, ose kombinim nga dyjat. Por, theksoj: nuk e llogarisim këtë si zgjidhje të mirë”, deklaroi Poposki,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat