Dhuna ndaj refugjatëve, MPB: Kontrolli i brendshëm, heton rastin

Maqedonia

Dhuna ndaj refugjatëve, MPB: Kontrolli i brendshëm, heton rastin

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 23:40

Një ditë pas video incizimeve që pushtuan mediat vendore dhe të huaja ku policia ushtron dhunë ndaj refugjatëve në kufirin me Greqinë, nga MPB-ja thonë se sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale do të hetojë arsyetimin e përdorimit të dhunës. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski në përgjigje të shkruar për Alsat, tha se do të sanksionohen të gjithë policët që kanë përdorur dhunë pa arsye të dukshme.

Këto janë pamjet që fillimisht u publikuan nga disa media të huaja, me mbishkrimet e tipit “brutaliteti policor ndaj refugjatëve në Maqedoni” gjë që shkaktori një mori reagimesh në rrjetet sociale duke dënuar ashpër veprimet e policisë ndaj refugjatëve të pambrojtur. Siç mund të shihet në video, ata prisnin për të hyrë në territorin e Maqedonisë nën qiell të hapur, teksa shiu kishte marrë hov të madh. Policia godiste kënd arrinte të kap më herët, pa bërë dallim a është fëmijë apo grua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat