Parlamenti do votojë për gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë e saj shkaku i refugjatëve

Maqedonia

Parlamenti do votojë për gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë e saj shkaku i refugjatëve

Më: 18 shtator 2015 Në ora: 10:43

Gjatë ditës së Premte deputetët e Republikës së Maqedonisë do votojnë për dekretin e presidentit, i cili shpalli një muaj gjendje të jashtëzakonshme në kufirin jugor dhe verior, për shkak të fluksit të madh të refugjatëve. Kjo vjen pasi dekreti presidencial zgjat një muaj, duke përfunduar sot, ndërsa parlamenti ka mundësi ta zgjasë deri në 15 Qershor të vitit 2016.

Edhe nëse vendimi aprovohet në parlament, ai mund të zhbllokohet e të shpallet i pavlefshëm para kohe, nëse qetësohet situata e refugjatëve.

Komisioni Europian ka premtuar ndihma prej 24 milion eurove për të lehtësuar gjendjen e udhëtimin e refugjatëve përgjatë Maqedonisë./Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat