Gjevgjeli: Ulet ndjeshëm numri i refugjatëve

Maqedonia

Gjevgjeli: Ulet ndjeshëm numri i refugjatëve

Më: 18 shtator 2015 Në ora: 12:15

Numri i refugjatëve që kalojnë përmes Maqedonisë ka rënë ndjeshëm në 2500-3000 të tillë gjatë ditës, për dallim që para një jave mesatarisht ishte 600. Kjo me siguri tregon se numri i tyre është zvogëluar për shkak të afrimit të Dimrit, por edhe të politikave të ashpra të Hungarisë kundrejt refugjatëve ose ekziston mundësia që refugjatët kanë gjetur ndonjë rrugë dytësore.
Edhe UNHCR nga Maqedonia njoftoi se numri i refugjatëve gjatë ditës së djeshme që kanë udhëtuar me tren ka qenë 2000, ndërsa edhe 500 të tjerë me autobusë e taksi. /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat