Trajanov po kërkon transport ajror të refugjatëve

Maqedonia

Trajanov po kërkon transport ajror të refugjatëve

Më: 18 shtator 2015 Në ora: 16:53

Në seancën e sotme të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë në të cilën diskutohej për krizën e refugjatëve, Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes demokratike dhe deputet, duke biseduar për nevojën e pranimit më të organizuar dhe transit të refugjatëve nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vendet tjera, propozoi që vendet nga Evropa që kanë mundësi të pranojnë refugjat, të organizojnë një urë ajrore për transportimin e refugjatëve.

“Në këtë mënyrë do t`i iket golgotës nëpër të cilën kalojnë refugjatët, sidomos gratë, fëmijët dhe më të moshuarit”, deklaroi Trajanov.

Ai theksoi se Maqedonia ka përvoja në menaxhimin me krizën e refugjatëve nga viti 1999, me krizën e refugjatëve nga Kosova, dhe ato përvoja duhet që të shfrytëzohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat