Deputetët do të votojnë për vazhdimin e gjendjes së krizës me refugjatët

Maqedonia

Deputetët do të votojnë për vazhdimin e gjendjes së krizës me refugjatët

Më: 18 shtator 2015 Në ora: 16:54

Komisioni Parlamentar për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme e miratoi propozim vendimin për lejimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve në territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa seanca parlamentare me këtë pikë të rendit të ditës ende është duke vazhduar.

Ashtu si sqaroi në arsyetim zëvendës ministri i mbrojtjes Ilmi Selami, vendimi për ekzistimin e gjendjes së krizës deri më tani është treguar si një përvojë e mirë, dhe do të vazhdohet duke marr parasysh paralajmërimet se pritet që të vije edhe një numër i madh i refugjatëve. Ashtu si paralajmëroi, afati për ekzistimin e gjendjes së krizës për hyrje dhe transit të refugjatëve në

Kryetari i Komisionit Emil Dimitriev duke informuar për qëndrimin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së theksoi se vazhdimi i afatit është një hap i mirë, dhe në bazë të përvojës së tanishme pozitive duhet që të vazhdohet ende më andej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat