Rritja e sigurisë, Nikollovski: Maqedonia nuk është drejtpërdrejt e kërcënuar

Maqedonia

Rritja e sigurisë, Nikollovski: Maqedonia nuk është drejtpërdrejt e kërcënuar

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 22:31

Vendimi i Këshillit të Sigurimit për zhdukjen e vendkalimeve të paligjshme të refugjatëve nga Greqia është masë normale dhe parandaluese. Ky është vlerësimi i gjeneralit të pensionuar Ilija Nilkollovski, sipas të cilit edhe pse kurrë nuk është vonë, ky hap është dashur të bëhej shumë më herët.

“Fakti që është thirrur seanca e Këshillit të sigurimit duket pak kundërthënëse për shkak se vjen pas rastit të Parisit. Kjo seancë duhej të thirrej shumë më herët sepse krahas kalimeve të ligjshme në Maqedoni ka edhe shumë kalime jolegale kufitare”, tha Ilija Nikolovski, gjeneral i pensionuar.
Sipas gjeneralit Nikollovski, heqja e kalimeve të paligjshme nuk është zgjidhja përfundimtare por vetëm një hap i vogël drejtë rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes në rast të kërcënimeve eventuale. Maqedonia, shprehet ai nuk drejtpërdrejtë e kërcënuar, por si anëtare e koalicionit kundër terrorit, u bën thirrje shërbimeve që të jenë vigjilent. Nikollovski nuk flet për ndërprerjen e qarkullimit të refugjatëve, por për kontrolle shumë më të rrepta gjatë regjistrimit të tyre.

“Ata që kanë qëllime të këqija, edhe ata mund të regjistrohen, dhe kush mund të supozojë se çfarë duan të bëjnë? Bashkëpunimi midis shërbimeve speciale duhet të jetë më i madh. Të mund të detektohen, ndonëse është shumë vështirë, të gjithë ata që janë të dyshimtë dhe të bëhet seleksionimi i tyre dhe mbajtja deri në kontrollet përfundimtare. Ndoshta disa prej tyre nuk duan të regjistrohen vetëm për të mos treguar se nuk janë nga Siria, ndërsa ne e dimë se refugjatët nuk janë vetëm nga Siria”, tha Ilija Nikollovski, gjeneral i pensionuar.

Nikollovski vlerëson se është koha e fundit që të rritet niveli i bashkëpunimit edhe ndërmjet shërbimeve të inteligjencës në gjithë rajonin nëpër të cilin kalon e ashtuquajtura rutë ballkanike e refugjatëve. Nëse nuk ka shkëmbim cilësor të të dhënave nuk mund të pritet që të zbulohen terroristët e regjistruar në mesin e refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat