BDI: Përshëndesim integrimin e Malit të Zi në NATO

Maqedonia

BDI: Përshëndesim integrimin e Malit të Zi në NATO

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 12:04

Partia shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur vendimin e Aleancës Veriatlantike – NATO, për pranimin e Malit të Zi në gjirin e saj, njofton Bota sot. Ajo thotë se edhe për Maqedoninë prioritet janë integrimi në NATO dhe BE.

“Vlerësojmë se kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurt për të gjithë popujt e rajonit, për të pasur paqe dhe stabilitet afatgjatë. Republika e Maqedonisë disa herë është duke e humbur këtë shans, për shkak të kontestit të pazgjidhur të emrit me Greqinë. Megjithatë, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më tej do të jep kontributin e saj të parezervë, drejt zgjidhjes sa më të shpejtë të këtij kontesti, në mënyrë që edhe vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe politiko-ushtarake. Për ne, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mbeten prioritete kryesore, pa të cilat nuk mund të ketë perspektivë demokratike në vend dhe rajon”, thuhet në kumtesën e BDI-së./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat