Refugjatët: Çdo ditë regjistrohen 150 pasaporta të falsifikuara në Maqedoni

Maqedonia

Refugjatët: Çdo ditë regjistrohen 150 pasaporta të falsifikuara në Maqedoni

Nga: F.D. Më: 11 janar 2016 Në ora: 13:27

Prej mesit të nëntorit, kur autoritetet maqedonase ndaluan të gjithë refugjatët për të tranzituar në Maqedoni, përveç vendeve në krizë: Sirian, Afganistani dhe Iraku - është shtuar ndjeshëm numri i personave që përdorin dokumenta të falsifikuara drejt rrugës së tyre për në perëndim.

"Për çdo sirian, afgan dhe iraken vijnë 1.5 refugjatë nga vendet tjera," kumtuan nga ministria e brendshme në vend, përcjell Bota sot.

Maqedonia së fundi ka pranuar ndihma për vëzhgimin e kufirit nga Hungaria, Kroacia, Çekia, Slovakia dhe Polonia. Ata mundohen të bllokojnë kalimin ilegal të refugjatëve drejt BE-së./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat