Familjarët nuk lejohen të marrin pjesë në gjykimin e të akuzuarëve të Kumanovës

Maqedonia

Familjarët nuk lejohen të marrin pjesë në gjykimin e të akuzuarëve të Kumanovës

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 14:34

Ndërsa në Gjykatën Themelore Shkupi 1, zhvillohej procesi gjyqësor për 29 personat e akuzuar për ngjarjet e fillim- majit të kaluar në Kumanovë, familjarë të shumtë të tyre, kryesisht nga Kosova ishin mbledhur përpara Gjykatës. Gjyqi për Kumanovën, familjarët nuk lejohen të marrin pjesë në seancë.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk u lejua të futej brenda. Familjarët të revoltuar, kërkuan gjykim të drejtë për të afërmit e tyre, pasi vlerësojnë se janë të pafajshëm. Ata gjithashtu kërkuan ti jepet fund keqtrajtimit të të akuzuarve.

“Çfarë presim ne për familjarët tonë as më pakë e as më shumë fatin e atyre shumë shqiptarëve në ato skena që janë bërë nga 2001 e këndej , por edhe në vetë betejën e Kumanovës ku njerëzit ishin të dorëzuar dhe sot nuk janë në jetë.

Ne sot urojmë , shpresojnë dhe natyrisht kërkojmë nga bota demokratike por edhe nga forcat demokratike të popullit Maqedonas, në popull besojmë, në qeveri assesi që këta njerëz të trajtohen brenda ligjeve që janë për të gjithë qytetarët në Maqedoni”, deklaroi Gani Krasniqi, familjar i Muhamet Krasniqit.

“Unë ka ardhur me pa vëllain Fadil Elshanin nuk po na lënë me hy brenda ne prej atje kemi marrë rrugën ata nuk na lanë me hyjë. Plotësisht ai është i pafajshëm kemi bërë kërkesë po nuk po na lanë vetëm një thonë se duhet të hyjë me pa , na kemi ardhur prej Kosovës me pa pse kështu na jemi motrat nuk e dijë çfarë ligji është këtu , nuk besojmë çfarë drejtësie me e marrë të pafajshmin djalin”, u shpreh Hata Kuçi, familjare e Fadil Elshanit.

“Unë kamë kushëririn e burgosur këtu e kanë familjarin e burgosur këtu por nuk na lejnë as me hy as me pa se çka bëhet këtu dhe kemi ardhur këtu po presim. Shpresojmë se do të jetë gjykimi i drejtë se janë të pafajshëm dhe duhet të ketë një gjykim të drejtë dhe shpresojmë të jenë të lirë të gjithë. Nuk është e vërtetë atë e dinë të gjithë janë manipulime dhe një fëmijë ta pyesësh atë e dinë të gjithë dhe duhet të lirohen”, tha Shefki Rushiti , familjar i Fejzulla Rushitit.

Para nisjes dhe gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore për grupin e Kumanovës, masat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë të mundshëm. Shumë rrugë ishin të bllokuara për orë të tëra, helikopterët qarkullonin pa ndërprerë, ndërsa forca speciale policore kishte në çdo cep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat