Artisti kinez Ai Weiwei, viziton kufirin Maqedoni/Greqi: Çfarë ka mbetur nga humanizmi? (Video)

Maqedonia

Artisti kinez Ai Weiwei, viziton kufirin Maqedoni/Greqi: Çfarë ka mbetur nga humanizmi? (Video)

Më: 10 mars 2016 Në ora: 20:12

Artisti dhe aktivisiti i njohur kinez Ai Weiwei ka vizituar marshutën e refugjatëve nga brigjet turke deri në Maqedoni, ku është ndalur për të dhënë një intervistë për rrjetin më të madh televiziv arab, Al Jazeera.

Intervista është kryer në Idomeni, pranë kufirit me Maqedoninë, ku presin 13.000 refugjatë për ta kaluar atë dhe për t’u shpërngulur më pas drejt Gjermanisë ose Austrisë. Ata presin mes shiut, të ftohtit dhe kushteve të vështira sociale.

“Çfarë kam parë nga Lesbosi deri në Idomeni, e keqja nuk vjen nga kushtet, por nga zemra e evropianëve. Ata nuk u japin refugjatëve aspak dinjitet dhe dashuri. Kjo është situatë e keqe, “ thotë ai përcjell botasot.info.

Në vijim ai ka pyetur retorikisht: Çfarë ka ndodhur me humanizmin tonë? Çfarë ka ndodhur me shekullin e 21? Si artisit unë nuk di çfarë të bëj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat