Protesta masive nëse Dugolli ekstradohet në Serbi

Maqedonia

Protesta masive nëse Dugolli ekstradohet në Serbi

Më: 15 mars 2016 Në ora: 17:55

Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Maqedoni, Besim Hoda, ka paralajmëruar protesta masive në Maqedoni, nëse autoritetet maqedonase bëjnë ekstradimin e shefit të protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Doganit në Serbi.

"Paralajmërojmë protesta masive para selive të partive shqiptare, konkretitsht para selisë së BDI-së. Çdo prekje e rrënjëve të Kombit,do të ketë revoltën masive të organizatave të dala nga lufta", deklaroi Dogani për transmetuesin publik.

Ai ka apeluar deri tek kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, që mos të lejojë ekstradimin e Dugollit në Serbi, sepse do të përballen me revoltën e popullit.

Sonte skadon masa e vazhduar 48 oreshe e paraburgimit për Dugollin.

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë nuk ka komentuar sot se cili do të jetë fati i Dugollit pas përfundimit të afatit të paraburgimit.

Dugolli ui arrestua të premten në Shkup, ku kishte ardhur për të marrë një vizë udhëtimi për në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat