​Mbi 1000 refugjatë të ngujuar në Tabanoc

Maqedonia

​Mbi 1000 refugjatë të ngujuar në Tabanoc

Më: 20 mars 2016 Në ora: 20:12

Mbi 1 mijë refugjatë, kryesisht nga Afganistani, të ngujuar në qendrën Tranzitore në Tabanoc, dhe rreth 300 të tjerë në mes-zonën kufitare Maqedoni Serbi, kërkojnë tu mundësohet të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Evropës. Refugjatët refuzojnë që të kthehen mbrapa.

“Unë vij nga Afganistani, këtu ka 35 ditë që jam në këtë kamp. Kushtet nuk janë edhe aq të këqija, por nuk janë edhe aq të mira, nuk e dimë çka bëjmë këtu”, ka thënë një refugjat nga Afganistani, raporton Alsat.

Përfaqësues të shoqatave humanitare, të cilat ndihmojnë refugjatët në Tabanoc, thonë se gjendja e refugjatëve është e vështirë, sidomos të atyre që kanë mbetur në mes-zonën kufitare.

“I furnizojmë përafërsisht 1200 refugjatë të cilët kanë ngel në kampin e Tabanocit, gjithashtu jemi duke u përkujdesur edhe për pjesën tjetër që kanë mbetur mes kufirit Maqedoni-Serbi”, ka thënë Visar Rrustemi, nga shoqata “Vllaznia”.

Nga ana tjetër, për shkaqe sigurie, pjesëtarët e ARM-së kanë ndërtuar një rrethoje të metaltë të lartë tre metra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat