Lidington reagon ashpër: Të ndërpritet urgjentisht vendimi i presidentit Ivanov

Maqedonia

Lidington reagon ashpër: Të ndërpritet urgjentisht vendimi i presidentit Ivanov

Më: 14 prill 2016 Në ora: 17:49

Ministri britanez për Evropë, David Lidington ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e kryetarit Ivanov për të falur politikanët të cilët janë nën hetime.

Ai i ka bërë thirrje kryetarit Ivanov që të ndryshojë këtë vendim. Më tej, Lidington deklaron se vendimi i mbron zyrtarët dhe ministrat e mëhershëm të cilët janë të akuzuar për korrupsion dhe pengon që drejtësia të arrij te qytetarët e Maqedonisë.

Ministri britanez thotë se duhet që të hetohen të gjitha dyshimet që dalin nga përgjimet, prandaj kryetari duhet të gjejë mënyrë për ta ndryshuar këtë vendim.

Po ashtu ai shpreson që protestat të jenë të qeta, duke mos lënë anash qëndrimin se zgjedhje duhet të ketë më 5 qershor, megjithatë shpreh shqetësimin për nivelin e ulët të përgatitjes së tyre dhe listës zgjedhore që nuk është pastruar si duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat