Protesta të dhunshme dhe reagime të ndryshme në Shkup

Maqedonia

Protesta të dhunshme dhe reagime të ndryshme në Shkup

Më: 14 prill 2016 Në ora: 18:34

Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov për të falur funksionarët shtetëror me dosje penale.

Studentë të Universitetit të Shkupit bllokuan fakultetin juridik ne shenje revolte ndaj vendimit te Ivanovit. Ata kërkuan dorëheqjen e Ivanovit.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi sot se gjatë protestës së mbrëmshme janë arrestuar 13 protestues, një gazetar dhe një fotoreporter kanë ngelur të lënduar.

Protestuesit shkatëruan zyrën popullore të presidentit Ivanov dhe një pjesë e Ministrisë së drejtësisë.

Prokurorja Speciale e Maqedonisë, Katica Janeva, në një konferencë për media tha se të gjithë ata që janë falur nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, dhe janë pasuruar në mënyrë joligjore duke dëmtuar buxhetin e shtetit, do tu konfiskohet pasuria.

Presidenti Ivanov gjatë një paraqitje para mediave tha se ka shpallur amnistinë që të lëviz vendi përpara. Ai vlerësoi se po të mos ishte paraqitur me amnistinë, ka pasur rrezik që të ndodhin likuidime fizike të liderëve politikë .

Edhe ambasadori amerikan Xhems Bejli dhe ai Bashkimit Evropian shkuan te Ivanovi, për t’i kërkuar që ta tërheq vendimin.

Pas takimit, ambasadori amerikan ka shkruar në Tuiter, se “Falja masive mund të llogaritet si mosndëshkim dhe përbën pengesë për zgjedhje të besueshme dhe për trajektoren euro-atlantike të vendit.”

Bejli është shprehur pro protestës së qytetarëve, duke thënë se protesta mbetet e drejtë demokratike fundamentale mirëpo ka dënuar dhunën dhe vandalizmin.

Para mediave u paraqit edhe ish-kryeministri Gruevski, duke u distancuar nga vendimi i Ivanovit.Gruevski akuzoi Zaevin se përmes skenarëve të destabilizimit po tenton që t’i shmanget zgjedhjeve më 5 qershor.

Nga ana tjetër ,lideri I opozitës maqedonase, Zoran Zaev, tha se Gruevski nuk do të mund t’i ik drejtësisë. Zaev theksoi se nuk është e largët dita kur qytetarët do të jenë ata të cilët do ta kthejnë sundimin e ligjit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat