Protestat e reja në Shkup, forca të shtuara policore

Maqedonia

Protestat e reja në Shkup, forca të shtuara policore

Më: 15 prill 2016 Në ora: 17:28

Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk mund të kalojnë as vetura e as qytetarë.

Kjo për shkak të masave preventive që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme, para protestave të paralajmëruara për në ora 18:00. Policia në numër të madh është pozicionuar para Kuvendit për t’iu pamundësuar protestuesve t’u afrohen këtij institucioni ligjvënës. Kjo ka irrituar qytetarët, të cilët shprehen të revoltuar, sepse sipas tyre me këtë hap MPB-ja kufizon lëvizjen e lirë të tyre.

Ndërkohë bilanci i protestës së mbrëmshme para Qeverisë dhe selisë së partisë në pushtete VMRO-DPMNE, ka rezultuar me pesë policë të lënduar dhe një protestues të arrestuar arrestua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat