Vazhdon protesta në Shkup, i pranishëm edhe ambasadori britanik

Maqedonia

Vazhdon protesta në Shkup, i pranishëm edhe ambasadori britanik

Më: 15 prill 2016 Në ora: 21:55

​Është duke vazhduar në mënyrë të qetë protesta para Qeverisë së Maqedonisë. Protestuesit po brohorasin “Nuk ka paqe, nuk ka drejtësi”, “Dorëheqje”, “Poshtë Qeveria”.

I pranishëm në protestë është edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Gareth.

Protesta filloi para Prokurorisë Speciale dhe më pas vazhdoi tek Kuvendi ku policët ndaluan protestuesit.

Më pas protestuesit u nisën për të godina e Qeverisë nga Ura e Gurit, por atje përsëri u ndaluan nga policia. Më në fund protestuesit arritën tek Qeveria, pasi që policia maqedonase i lëshoi ata tek posta kryesore e Maqedonisë.

Për momentin situata është e qetë para Qeverisë dhe nuk janë vërejtur incidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat