Sot protestë edhe në Veles kundër Ivanovit, qytetet shqiptare flenë

Maqedonia

Sot protestë edhe në Veles kundër Ivanovit, qytetet shqiptare flenë

Më: 17 prill 2016 Në ora: 12:27

Sot me fillim prej orës 18 e 30 do të protestohet edhe në Veles kundër vendimit të presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve.

Përderisa qytetet maqedonase janë zgjuar dhe kërkojnë ndryshime në Maqedoni, subjektet politike shqiptare ende gjenden në fazën e konsultimit dhe si rezultat i kësaj qytetet shqiptare kanë ngelur të painteresuara për ngjarjet e fundit politike.

I vetmi subjekt politik i cili përkrah protestat e shoqërisë civile kundër qeverisë është Lëvizja Besa, e cila këtë përkrahje e bëri publike pas takimit të mbrëmshëm të Kryesisë partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat