Ahmeti frikësohet nga protesta, BESA e ngushëllon – së shpejti fundi yt politik!

Maqedonia

Ahmeti frikësohet nga protesta, BESA e ngushëllon – së shpejti fundi yt politik!

Më: 14 maj 2016 Në ora: 19:34

Protesta e 9 Majit ka shënuar një epokë të re të zhvillimeve në Maqedoni. E organizuar nga Këshilli Opozitar, rreth 30 mijë protestuesit që iu bashkëngjiten Marshit Protestues dërguan qartë porosinë për pakënaqësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione. Karakteristë tjetër e kësaj proteste ku morën pjesë qytetarë të grupmoshave të ndryshme ishte edhe pastrimi rrugëve nga kishin marshuar protestuesit nga vetë pjesëtarët e organizimit të protestës ku binin në sy edhe aktivistë të partive të ndryshme opozitare shqiptare, veçanërisht ata të Lëvizjes BESA.

Por, lidhur me protestat, në një intervistë të realizuar tash së fundmi, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim është shprehur se ka pasur drojën se protesta do të eskalojë në thyerje, vrasje e gjakderdhje Lidhur me protestat që janë duke u zhvilluar në territorin e Maqedoni, Ahmeti thotë se protestat janë një e drejtë legjitime, një e drejtë e pamohueshme e grupeve të qytetarëve.

“E rëndësishme është se protestat nuk kanë eskaluar në thyerje, vrasje e gjakderdhje dhe kanë qenë të qeta, në kuadër të normalitetit dhe sigurisht se e drejta e qytetarëve është që edhe më tej të protestojnë dhe të shfaqin kërkesat e tyre”, ka thënë ai, në një intervistë për Teleskopi.net.

Me gjasë, Ali Ahmeti nuk e ka lexuar drejtë porosinë e 30 mijë protestuesve, të cilët në këtë protestë shprehën revoltën e tyre përmes me moton “për drejtësi, demokraci dhe dinjitet”. Data 9 Maj 2016 do të mbahet në mend si dita kur shqiptarët e Maqedonisë vendosën si kurrë më parë t’i kundërvihen përbuzjes, nëpërkëmbjes, mospërfaqësimit dinjitoz në institucionet qeveritare dhe pabarazisë në këtë shtet ku tentohen të zhduken gjurmët shqiptare.

Partia e Ahmetit kishte lëshuar edhe një komunikatë para fillimit të protestës së 9 Majit, ku thuhej se nuk mund të përkrahim keqpërdorimin e datave të caktuara me rëndësi historike, siç është 9 Maji – Dita e Evropës, dhe jemi kundër keqpërdorimit të fatkeqësisë së atyre që pësuan në Kumanovë më 9 maj të vitit të kaluar. “Shqetësimi ynë është se me këtë rast, për përfitime të ulëta politike, subjekte të caktuara parapolitike, pa kurrfarë përgjegjësie, dhe pa kurrfarë adrese, thirrin popullin në protesta, të cilat nuk dihet në mulli të kujt e shpien ujin”, shpreheshin nga kjo parti, e cila menjëherë pas protestës vendosi të mos merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.

Nënkryetari i parë i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në një prononcim për portalin Sakte.net ka thënë se protesta e 9 majit, e organizuar nga Këshilli Opozitar, ku bën pjesë edhe Lëvizja, përveç që doli ndër protestat më të suksesshme dhe më masovike, të organizuara kurdoherë në Maqedoni nga shqiptarët, përcolli edhe një mesazh që është më i rëndësishmi në këtë kohë – delegjitimimi i BDI-së për t’i përfaqësuar shqiptarët.

“Kjo është partia e parë, shpresoj edhe fundit, e shqiptarëve, të cilës i ndodhë që 30 mijë shqptarë t’i dalin në rrugë dhe t’i thonë se “ti nuk i përfaqëson më shqiptarët”. Ndonëse aty kishte edhe plot aspekte të tjera të rëndësishme, ky është një fakt që nuk mund të anashkalohet. Prandaj ata duhet ta marrin seriozisht këtë dhe ta kuptojnë se alarmi tashmë është ndezur dhe se protestat e ardhshme mund të jenë edhe fundi i tyre politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat