‘Revolucioni’ do të ashpërsojë protestat

Maqedonia

‘Revolucioni’ do të ashpërsojë protestat

Më: 15 maj 2016 Në ora: 19:52

Në një mujorin e fillimit të protestave kundër vendimit për falje dhe mbajtjes së zgjedhjeve, organizatorët paralajmërojnë radikalizmin e protestave në Maqedoni, në rast se pushteti nuk përfillë kërkesat e tyre.

Ata thanë se derisa të vazhdojë kjo kokëfortësi e qeverisë ka mundësi që të radikalizojnë protestat me bllokim të rrugëve, institucioneve, e masa të tjera, për të cilat janë duke diskutuar.

Aktivistët në protestat e tyre një mujore demoluan zyrën e presidentit Ivanov në qendër dhe ngjyrosën shumë institucione, shkruan AM, transmeton KosovaPress.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat