Zbulohen huliganët që mbrëmë kanë shkaktuar incidente nëpër Kumanovë

Maqedonia

Zbulohen huliganët që mbrëmë kanë shkaktuar incidente nëpër Kumanovë

Më: 31 maj 2016 Në ora: 17:39
Ilustrim

Njëzet e një vjeçari M.N. nga Kumanova është arrestuar si i dyshuar se është njëri prej dhjetë dhunuesve që mbrëmë kanë nxitur disa incidente në qytet, ku ka tre të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Aksioni i kësaj bande ka nisur në orën 4 në restorantin në kuadër të pompës së benzinës “Luk Oil”, e vendosur në autostradën Kumanovë-Shkup. I punësuari është sulmuar dhe grushtuar në kokë.

Grupi, në rrugën Doktor Ribar e ka takuar një shtatëmbëdhjetë vjeçar i cili ka qenë duke u kthyer në shtëpi dhe të cilin pa ndonjë arsye e kanë rrahur me shkopa druri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat