LSDM: Të hetohet "Shkupi 2014" dhe Koce Trajanovski

Maqedonia

LSDM: Të hetohet "Shkupi 2014" dhe Koce Trajanovski

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 14:03
ilustrim

Zyrtari i partisë opozitare maqedonase të LSDM-së, Aleksander Naumovski i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike të Shkupit, që të nisë sa më shpejtë një hetim gjithëpërfshirës për projektin “Shkupi 2014">2014” dhe ndaj kryetarit aktual të Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, njofton DW.

Naumovski hap dyshim për keqpërdorim të shumë milionave eurove nga kryetari aktual i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

“Institucionet përkatëse të Maqedonisë po heshtin rreth hulumtimit të projektit “Shkupi 2014">2014″. Prokuroria Publike e Shkupit duhet menjëherë të nisë një hetim gjithëpërfshirës për të vërtetuar kriminalitetin e bërë nga kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Në bazë të statistikave dhe revizioneve është konstatuar se shumë para janë harxhuar. Qytetarët e Maqedonisë duhet të dinë të vërtetën se ku kanë përfunduar ato të holla, sepse janë para të tyre” është shprehur Aleksandër Naumovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat