Spasov: Fund politikave të LSDM-së në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale

Maqedonia

Spasov: Fund politikave të LSDM-së në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 14:05
spasov

Ministri i rikthyer në Ministrinë për Punë dhe Politikë socialeDime Spasov ka komentuar ndërrimin e tij me ministrin e përkohshme Frosina Remenski.

Spasov për portalin Kurir ka deklaruar: ”Rrugëtimi im në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale i mbushur me projekte dhe ndryshime pozitive për Maqedoninë u pengua nga emërimi i ministres Remenski si ndryshim që e caktoi politika me qeverinë kalimtare. Remenski pengoi zhvillimin e politikave produktive për këtëministri. Por, me largimin e saj, ju dha fund destruktivitetit. Shkojmë përpara,” ka thënë mes tjerash ministri Dime Spasov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat