Atanasov: Me testimin ekstern po shkatërrohet arsimi

Maqedonia

Atanasov: Me testimin ekstern po shkatërrohet arsimi

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 21:38
Petar Atanasov

Ky testim është gabim. Notat që dalin nga testimi duhet të tërheqen. Nxënësit dhe prindërit janë nën stres. Për shkak të sulmit ndaj mësimdhënësve, kualiteti i arsimit është shkatërruar tërësisht. Ka thënë kështu Petar Atanasov, nga LSDM, sot përmes një konference për shtyp.

LSDM zotohet se do ta tërheq testimin ekstern pasi që të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.
“Së bashku me palët do të ndërtojmë sistem arsimor me model europian, të aplikueshëm në vendin tonë. Evaluim do të ketë, por vetëm për standardizimin e kualitetit arsimor”, tha Atanasov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat