Shkup, padi penale ndaj dy shtetasve bullgarë për trafikim migrantësh

Maqedonia

Shkup, padi penale ndaj dy shtetasve bullgarë për trafikim migrantësh

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 18:39
Policia ne Shkup

Policia ka ngritur padi penale kundër personave J.A.M (31) dhe I.J.N (33), që të dy nga Bullgaria, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “trafikim të migrantëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të arrestuarit gjatë të dielës rreth orës 9 me automjet të llojit “BMW”, pas një dakordimi paraprak mes të arrestuarve, pranuan dhe transportuan katër migrantë ilegalë të cilët duhej t’i dërgonin deri në Kumanovë.

“Para se të ndalohen nga ana e nëpunësve policorë, migrantët kanë zbritur nga automjeti dhe nuk janë gjetur, vetëm janë gjetur katër çanta dhe një dokument grek për identifikimin e një personi nga Afganistani. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kallëzim penal është ngritur edhe kundër B.A. (32) dhe I.M. (34), që të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “trafikim të migrantëve”.

Më 7 qershor afër Strumicës nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Mercedes A-klasë”, drejtuar nga B.A dhe automjetit “Reno Espejs”, drejtuar nga I.M. Nga kontrolli i kryer në automjetet, në automjetin “Reno espejs” janë ndaluar 17 migrantë nga Siria. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat