Opozita me ngulm e kërkon dorëheqjen e Ivanovit, VMRO-DPMNE e mbron

Maqedonia

Opozita me ngulm e kërkon dorëheqjen e Ivanovit, VMRO-DPMNE e mbron

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 17:20
Kuvendi i Maqedonise

Deputetët sot për të tretën ditë me radhë debatojnë për propozimin për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, të shtruar nga deputetët e opozitës, raporton MIA.

Sipas shumicës, ajo është kushtetuese dhe në pajtim me ligjet, ndërsa sipas opozitës nuk është dhe kërkojnë dorëheqje nga presidenti.

Hari Lokvenec i LSDM­-së kërkoi dorëheqje. “E ngritëm këtë nismë në momente të protestave të mëdha qytetare dhe krizë e cila e arriti zenitin e vet. Shkak është abolimi jokushtetues, joligjor dhe më e rëndësishmja joetik të cilin Ivanov e solli më 12 prill”, tha Lokvenec, sipas të cilit qëllimi i vetëm i vendimeve ka qenë të bëhet prolongimi dhe frenimi i proceseve.

“Nëse qëllimet i keni të mira atëherë kontribuoni me sjelljen e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe në këtë mënyrë do të ndihmoni në punën më të rëndësishme, ndërsa ajo është ndërtimi i besimit të institucioneve”, tha Lokvenec, për të cilin Maqedonia është shtet pa president, pa Gjykatë Kushtetuese, ndërsa siç tha, sikur ska as Kuvend.

Mileva Gjerogjieva e LSDM­-së theksoi se Ivanov e ka shkelur aktin më të lartë ­ Kushtetutën. “Përgjegjësi duhet pasur dhe askush nuk guxon të jetë mbi drejtësinë, mbi qytetarët, mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën”, theksoi ajo.

Suzana Seukulovka e VMRO­-DPMNE-­së potencoi se nuk mundet presidenti Ivanov të gjykohet se e ka shkelur ligjin, pasi që për këtë ekziston ligj.

Lupço Dimovski i Partisë Socialiste potencoi se presidenti në pajtim me ligjet ka vepruar si organ shtetëror i cili obligohet të kujdeset për interesat e qytetarëve.

Opozita nënvizoi se Dimovski nuk duhej të jetë pjesë e Komisionit i cili e shqyrtoi nismën pasi që ai ka qenë pjesë e të amnistuarve.

Deputetët debatin për përgjegjësinë e presidentit Gjorge Ivanov e filluan të hënën, ndërsa javën e kaluar Komisioni kuvendor e vlerësoi bazën e propozimit të parashtruar nga deputetët e LSDM-­së dhe koalicionit, ndërsa të mbështetur nga deputetët e BDI­-së. Për sjelljen e vendimit për fillimin e procedurës para Gjykatës Kushtetuese për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit duhet të votojnë së paku 82 deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat