Padi penale nga LSDM për gjykatësen Pop Stefanija për rastin “Fortesa”

Maqedonia

Padi penale nga LSDM për gjykatësen Pop Stefanija për rastin “Fortesa”

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 17:23
Petre Shilegov

LSDM do të ngre padi penale për gjykatësen Aleksandra Pop Stefanija për vendimin që ta shpallë Prokurorinë Speciale Publike për jo kompetencë në rastin “Fortesa”- shkatërrimin e pajisjeve për përgjime.

“Në emër të mbrojtjes së të drejtës dhe ligjit, LSDM do të kërkojë rishqyrtimin e punës së saj, si dhe punën e kryetarit të Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski. Vendimi kriminogen që të shpallet PSP për jo kompetente në rastin me shkatërrimin e pajisjes për përgjim, ku janë të përfshirë edhe Gordana Jankullovska, Goran Grujovski dhe të tjerë, është jo ligjore. E para, në procedurën penale, paditësi mund të jetë person fizik ose prokurori. PSP është pikërisht kjo, prokurori. Do të thotë se procedura është e inicuar nga organ kompetent, PSP. E dyta, në rastin konkret bëhet fjalë për lëndë për të cilën gjykata ka vepruar dhe ka sjellur vendim”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas tij, Këshilli Republikan Gjyqësor ka deleguar Pop Stefanian nga gjykata në Negotinë në gjykatën e Shkupit për të gjykuar lëndë në sektorin për shkelje dhe në pajtueshmëri më atë vendim, Pop Stefanija nuk ka të drejtë ligjore të vendos për lëndë të krimit të organizuar.

“Emërimin e Pop Stefanias për gjykatëse për krimin e organizuar dhe për gjykatëse në këtë lëndë është në kundërshtim me Ligjin e gjykatave, vendimin e Këshillit Republikan Gjyqësor dhe rregulloren për punë në gjykatë. Vlladimir Pançevski nuk ka të drejtë ligjore që ta delegojë në sektorin për krim të organizuar. Për këtë arsye vlerësojmë se janë të bazuara dyshimet se “dikush” me qëllim, para dy muajve, pas abolimit, i ka sjellur këto vendime jo ligjore”, deklaroi Shilegov.

Ai shtoi se, këto vendime jo ligjore janë tentim për t’u mbrojtur pushteti kriminel nga ligjet dhe drejtësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat