Ahmeti takoi ambasadorin Beleli

Maqedonia

Ahmeti takoi ambasadorin Beleli

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 14:52
Ali Ahmeti dhe Masimo Beleli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Masimo Beleli.

Ahmeti dhe Ambasadori Italian diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në procesin e bisedimeve për zgjidhje të krizës politike në vend dhe hapjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse.

Ahmeti përsëriti qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim që data e zgjedhjeve duhet që të përcaktohet pasi që partitë politike të vlerësojnë se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, Ahmeti theksoi që partitë politike maqedonase duhet që të tejkalojnë të vetmen çështje të hapur midis tyre në mënyrë që të lehtësojnë arritjen e marrëveshjes sa më parë që më pastaj do të mundëson plotësim të kushteve për zgjedhje dhe rrjedhimisht edhe përcaktim të datës së zgjedhjeve.

Ambasadori Italian vlerësoi lartë rolin e Bashkimit Demokratik për Integrim në procesin negociues dhe shprehu bindjen që ky kontribut do të vijoj edhe në tejkalimin e çështjes së fundit.

Ambasadori Italian gjithashtu theksoi pritjen që Ali Ahmeti do ti përfaqësoj shqiptarët e Maqedonisë në kanonizimin e Nënë Terezës në 4 shtator në Romë, thuhet në kumtesën e partisë BDI. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat