Gruevski: Euroobligacioni do të dorëzohet

Maqedonia

Gruevski: Euroobligacioni do të dorëzohet

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 22:47
Nikolla Gruevski

Ministria e drejtësisë nuk mori kurrfarë kërkese nga Ministria e financave për të vlerësuar nëse euro-obligacioni është ligjor ose jo. Ndonëse Ministria e financave dje këmbëngulte se gjithçka është ligjore me borxhin prej 650 milion euro, prapa se prapë deri më tani nuk kanë kërkuar mendim.

Ndryshe, LSDM-ja opozitare paralajmëroi se huamarrja është shtyrë por nuk është anuluar. Sipas Kire Naumovit, pushteti i shfrytëzon të gjitha mundësitë për të ardhur deri tek kredia, ndërsa paratë do t’i shpenzojë për korrupsion dhe blerje të votave. Për ta realizuar gjithë këtë, VMRO shpëtim tani sheh tek koalicioni qeveritar BDI.

“Është paralajmëruar dhënia e mendimit për vlerësimin juridik në gjithë këtë procedurë nga Ministra e drejtësisë,edhe pse sipas ligjit për borxh publik, Neni 18, paragrafi 6, ky mendim i paraprinë marrjes së vendimit për huamarrje. Nëse lëshohet, e njëjta duhet të bëhet sipas procedurës së njëjtë me të cilën u lëshua euro-obligacioni në nëntor të vitit 2015”, tha Kire Naumov , LSDM.

Kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski, thotë se euro-obligacioni do të lëshohet, kur investitorët e huaj do të kontrollojnë dhe do të binden se gjithçka është në rregull me funksionimin e shtetit. Ai e akuzoi LSDM-nëpër politikë destruktive.

“Është e qartë se LSDM me këtë dëshiron të bëjë destruksion të ri, ngecje të re, problem të ri. Duan të vijmë në situatë të mos munden të paguhen pensionet, ndihma sociale, rroga për administratën, subvencione për bujqit. Por, VMRO-DPMNE nuk do ta lejojë këtë. Nuk do t’i lejojmë përmes dëshirës për ardhje në pushtet ta shkatërrojnë shtetin dhe t’i dëmtojnë qytetarët. Gjithçka do të jetë ashtu siç duhet dhe ajo që është më e mirë për qytetarët”, tha Nikolla Gruevski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, Kire Naumov thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse para për rroga dhe pensione ka në buxhetin për vitin 2016. Sipas tij, huamarrja që bëhet tani do të shpenzohet në gjëra joproduktive, korrupsion dhe kriminalitet. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot mediumeve botërore iu drejtua me një letër. Ai shkroi se me Ministrinë e drejtësisë, në prapaskenë, udhëheqin politikan që dhanë dorëheqje e për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë kryer veprime kriminale.

“Sot në Republikën e Maqedonisë nuk ekziston sundimi i së drejtës. Kjo është dokumentuar mirë. Organizatorët dhe investitorët kryesorë nuk munden të mbështeten në çfarëdo vendimi nga Ministria e drejtësisë së Republikës së Maqedonisë”. Tha kreu i LSDM-së Zoran Zaev.
Nga LSDM-ja paralajmëruan se është e mundur për shkak të gjendjes në shtet të mos ketë kush ta blejë euro-obligacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat